Sport Ndërkombëtar

Ylli I Bayernit pritet ta zëvendësojë të Busquets

Duket e pamundur, por me shumë gjasë do të jetë e vërtetë. Joshua Kimich mund të lërë këtë verë “bavarezët” e Bayern Munich, për “katalanasit” e Barcelonës. Të paktën kështu raportohet nga mediat gjermane dhe ato spanjolle.

Largimi i Sergi Busquets nga Barça i ka lënë këta të fundit me një “boshllëk” të madh në aspektin defensiv të mesfushës, me bordin e “blaugranave”, që kanë dy opsione në “tavolinë”, fillimisht talentin e Real Sociedad, Martin Zubimendi, si dhe 28-vjeçarin e Bayern Munich, Joshua Kimmich.

Sipas raportimeve, mesfushori gjerman po e mendon seriozisht një largim nga “bavarezët”, me lojtarët që janë ende të “shokuar” nga shkarkimi i “beftë” i teknikut Julian Nagelsmann, muajin e kaluar dhe zëvendësimi i tij me gjermanin, Thomas Tuchel.

Ndërkaq, kujtojmë se 28-vjeçari gjerman luan prej  vitesh me fanellën e Bayern Munich dhe te Barcelona ai shihet si “lideri” perfekt, i cili mund të mbushë “boshllëkun” e lënë nga “veterani”, Sergio Buquets.

/Shqip.com