Rozë

Yll Limani do t’i propozoj të dashurës sot?

Këngëtari i njohur nga Kosova, Yll Limani, është ndër më të pëlqyerit.

Ai shpesh është përfolur për jetën private, mirëpo asnjëherë nuk ka folur vetë ai rreth saj.

Në ditën e të dashuruarve, Ylli ka postuar disa foto, mirëpo ka habitur me përshkrimin.

“A me i propozu sonte a jo?”, ka shkruar Ylli.

Ylli është shfaqur në një kostum, nuk dihet nëse ai është në xhirime të këngës së re.

/Shqip.com