Sport Ndërkombëtar

Yjet e NBA-së vazhdojnë investimet në futbollin anglez

Investimet amerikane në futbollin anglez, duket se nuk kanë të ndalur e pas “manjatit”, Todd Boehly dhe aktorët Ryan Reynolds e Rob McElhenney, tashmë një tjetër “yll”, por kësaj radhe i basketbollit do të “zbarkojë” në Premier League.

Bëhet fjalë për “shtatlartin” e Los Angelos Clippers, Russell Westbrook, i cili do jetë pjesë e “49ers Group”, me këta të fundit që kanë ndërmend të blejnë klubin e Leeds United, pas rënies së këtyre të fundit në Championship.

Ndërkaq, përveç Westbrook dhe një yll tjetër i NBA ka aksione të një klubi sportiv, me rekordmenin LeBron James, që është pjesë e “RedBird Capital”, të cilët fillimisht kishin aksionet e klubit të Liverpool e tanimë ka aksionet edhe të kuqezinjve të Milanit.

/Shqip.com