Art Jetese

Xhinset që do të dominojnë stilin e vjeshtës mund t’i vishni që tani

Halle Berry i vesh, po ashtu edhe Natalie Portman, dukesha e Sussex-it, por dhe Alessandra Ambrosio që i kombinon me xhaketë dhe taka neoni, Gigi Hadit e shumë të tjera. Do të thotë që janë trendy më i parezistueshëm që pritet të dominojë vjeshtën.

Ndoshta mendoni se pantallonat e shkurtra xhins janë tipike për të rinjtë nën 25 vjeç, por kjo nuk është e vërtetë dhe për këtë, mjafton të hidhni sytë pak rrotull. Për të gjithë ata që kanë pasur këtë hezitim, këtë verë xhinset e shkurtra kanë pasur një ndryshim që është përqafuar edhe nga të rriturit. Vërtet! Ato, madje, u shfaqën në pasarela dhe po përshtaten mjaft mirë edhe nga dyzetvjeçarët. Sepse stili i tyre është më i gjatë, janë më të lirshme e shumë praktike.

Chanel ishte e para markë që i prezantoi fillimisht. Në shfaqjen vjeshtë-dimër 2022 në shkurt të këtij viti, marka e njohur vendosi pantallona të shkurtra xhins në pistë. Ato ishin stiluar në dy kombinime, me xhaketa me ngjyra të ndezura, çorape deri tek gjuri dhe çizme. Por nuk është vetëm ky stili i vetëm…

Vjeshta është afër dhe xhinset treçerekëshe do t’i gjeni në larmi kombinimesh. Shikoni disa prej tyre.