Sport Shqiptar

Xherdan Shaqiri zyrtarizohet te Olympique Lyon

Xherdan Shaqiri gjatë prezantimit te Olympique Lyon

Olympique Lyon dhe Liverpool kanë arritur marrëveshje për transferimin e Xherdan Shaqirit, shkruan Shqip.com.

Transferimi i Shaqirit, skuadrës franceze i kushtoi gjashtë milionë euro duke përfshirë edhe pesë milionë tjera bonuse, derisa ka nënshkruar edhe kontratë tre-vjeçare.

Liverpool përmes një komunikate për media, e konfirmoi transferimin e Shaqirit te Lyoni.

“Xherdan Shaqiri ka përfunduar sot një transferim të përhershëm në Lyon pas tre vitesh me Liverpool”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga skuadra angleze.

“Reprezentuesi zviceran përfundoi kalimin që do ta shohë atë të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me klubin e Ligue 1”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e “The Reds”.

29-vjeçari largohet nga skuadra angleze me medaljen fituese të Premier League, Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës për klube, dhe Superkupën e Evropës.

Sulmuesi nga Gjilani ka shënuar tetë gola në 63 paraqitje garuese nën urdhërat e Jurgen Klopp./Shqip.com