Xhaxhai i Marigonës: Pos drejtësisë ligjore është edhe Kanuni

“Edhe nëse do ta lironin nga burgu nesër, prapë nuk jemi pishman, sepse në Kosovë kemi dy drejtësi, është ajo ligjore dhe ajo e kanunit”.
Kështu ka thënë të martën Remzi Osmani, xhaxhai i 18 vjeçares së vrarë nga Ferizaji, Marigonës.
Ai theksoi se “nuk e kanë të lehtë këtë dhimbje”, teksa sot është varrosur Marigona Osmani.
Sipas xhaxhait të vajzë të ndjerë, gjendja e Marigonës “ishte horror”.
“Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje”, ka thënë ai për Klan Kosovën.
Policia e arrestoi Dardan Krivaqan, i cili edhe në të kaluarën e tij kishte kryer vepra penale.
Të dielën, në Spitalin Rajonal të Ferizajt u dërgua e vdekur 18 vjeçarja.
Sipas raportimeve nga organet përgjegjëse “viktima për dy ditë ishte rrahur dhe torturuar psiqikisht”. /Shqip.com