“E çuditshme që një kriminel me 136 vepra është lënë të endet i lirë”

“Është e çuditshme se si një kriminel me 136 vepra mund të endet haptas i lirë dhe të vazhdojë me shkelje të panumërta të ligjit”.
Kështu ka thënë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, për rastin e vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj, ku u arrestua Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Marigona Osmani është varrosur të martën, aty mori pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla.
Unë isha në stacion policor dhe kam pranuar një raport nga Policia e rajonit të Ferizajt. Do të hulumtojmë rastin në detaje, duke filluar nga vepra e parë e deri te e fundit se si ka ndodhur që sistemi i drejtësisë të dështojë në këtë përmasë tragjike për ne”, tha ai.
Policia e arrestoi Dardan Krivaqa, i cili edhe në të kaluarën e tij kishte kryer vepra penale.
Të dielën, në Spitalin Rajonal të Ferizajt u dërgua e vdekur 18 vjeçarja.
Sipas raportimeve nga organet përgjegjëse “ajo për dy ditë ishte rrahur dhe torturuar psiqikisht”. /Shqip.com