Sport Ndërkombëtar

Xhaka kontribuon në fitoren e Baselit ndaj Fiorentinës, Weest Hami mposhti Alkmaarin

FOTO: aargauerzeitung
FOTO: aargauerzeitung

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, Basel ka fituar me përmbysje me rezultatin 1-2 ndaj Fiorentinës, një takim ku protagonist u shfaq edhe mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, i cili asistoi në golin e barazimit (1:1).

Italianët diktuan ritmin gjatë gjithë pjesës së parë, ndërsa u desh minuta e 25’ që të zhbllokohej sfida.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale West Ham fitoi 2-1 me përmbysje në shtëpi në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Conference League, ku përballë kishte skuadrën e AZ Alkmaar.

Duelit e kthimit zhvillohen pas një jave.

/Shqip.com