Sport Ndërkombëtar

Xhaka kërkon finalen

Sot do të mësohen dhe ekipet finalistë të Conference League. Vëmendja është te supersfida Basel-Fiorentina, ku vjollcët do të tentojnë përmbysjen e madhe.

Zviceranët e Taulant Xhakës fituan 2-1 një javë më parë, megjithatë nuk kanë siguruar ende biletën për në finale, për këtë arsye përqendrimi do të jetë maksimal.

Në duelin tjetër, West Ham përballet me holandezët e Alkmaar. Anglezët fituan 2-1 në ndeshjen e parë në shtëpi por transferta holandeze pritet të ketë një tjetër histori. Edhe pse në letër, West Ham konsiderohet favorite asgjë nuk është e sigurt në duele të tilla.

/Shqip.com