Sport Ndërkombëtar

Xhaka dhe Shaqiri nuk e kënduan himnin e Zvicrës, qëndruan “akull”

Përfaqësuesja e Zvicrës që në përbërjen e saj nga minuta e parë ka dy futbollistë shqiptarë është duke e zhvilluar ndeshjen e parë në Kupën e Botës në Katar kundër Kamerunit.

Granit Xhaka si kapiten dhe Xherdan Shaqiri kanë startuar për “Helvetikët” në këtë përballje, shkruan Shqip.com.

Dyshja shqiptare para fillimit të ndeshjes, nuk e kanë kënduar himnin shtetëror të Zvicrës, për dallim nga lojtarët tjerë.

Dy kombëtaret në fjalë janë në Grupin G së bashku me Brazilin dhe Serbinë.

/Shqip.com