Lajme

Xhabir Hamiti propozohet për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

I propozuari për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti.

Profesori në Fakultetin Studimeve Islame, Xhabir Hamiti pritet të propozohet të mërkurën në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një dokument i nënshkruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thuhet se Xhabir Hamiti është i propozuar për një mandat që ta përfaqësojë Kosovën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lexo edhe:
Këta emra propozohen nga MPJD për ambasadorë

“z. Xhabir Hamiti i plotëson të gjitha kushtet e paraqitura sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në dokument.

Propozimi i MPJD-së për emërimin e ambasadorit të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar Arabe.

Gazeta Online Shqip.com ka kontaktuar me Hamitin, i cili tha se ende nuk ka marrë konfirmim.

“Ende nuk kam marrë konfirmim për këtë gjë”, tha shkurt ai.

Shqip.com mëson se kandidat për t’u propozuar në postin e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara Arabe ka qenë edhe Fuad Morina.

Xhabir Hamiti është ligjërues i jashtëm  në Fakultetin Filologjik, dega e orientalizmit.

Po ashtu është profesor në Fakulteitn e Studimeve Islame, në nivelin master.

Më parë ka qenë edhe ligjërues i jashtëm edhe për gjuhën arabe në Universitetin e Prishtinës.

Flet gjuhët shqip, anglisht, arabisht, gjermanisht dhe atë serbo-kroate.

Është autor i një numri librash për çështje teologjike.

Nga pozita e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara Arabe me vendim të MPJD-së është shkarkuar Amir Ahmeti.

Të premten pritet që të propozohen edhe emra të ambasadorëve tjerë.