Lajme

Këta emra propozohen nga MPJD për ambasadorë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Të premten në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës do të prezantohen disa emra të propozuar për ambasadorë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gazeta Online Shqip.com, ka siguruar dokumente përmes të cilave mësohet se kush do të propozohet për ambasadorë nesër.

Ilir Kapiti për ambasador në Britani të Madhe, Dren Doli për Holandë, Mehdi Halimi për Francë, Martin Berishaj në Kroaci dhe Xhabir Hamiti në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kështu, të premten Kapiti pritet të propozohet për ambasador në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkollimin e ka ndjekur në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti Ekonomik nga viti 1989-1994. Më pas, master i Biznesit Ndërkombëtar në London Metropolian.

Momentalisht është zëvendësministër i Financave, punës dhe Trasnfereve, ku në CV e tij thuhet se është ndër disejnuesit e Pakos Fiskale Emergjente.

Flet rrjedhshëm në gjuhët; shqip, anglisht, serbo-kroacisht dhe njohuri bazike në frëngjisht.

Ndërsa, Dren Doli pritet të propozohet ambasador në Holandë.

Doli ka studiuar për Drejtësi në Universitetin e Prishtinës, ndërsa master në Universitetin e Hamburgut për të Drejtën Ndërkombëtare Publike.

Në bazë të CV së publikuar, ai flet shqip dhe anglisht.

Është profesor në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës.

Propozimi i MPJD-së për emërimin e ambasadorit të Kosovës në Holandë.

Mehdi Halimi pritet të propozohet për ambasador në Francë, madje nga raportimi i MPJD-së, Halimi ka edhe shtetësi franceze.

Ka mbaruar doktoratën në Paris-Inalco, për gjuhësi. Më parë ka kryer bachelor e master në Universitetin e Prishtinës  për gjuhësi dhe letërsinë frënge.

Nga viti 2012 është profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës.

Tash synon ta përfaqësojë Kosovën në Paris.

Propozimi i MPJD-së për emërimin e ambasadorit të Kosovës në Francë

Martin Berishaj është propozouar të jetë përfaqësuesi i Kosovës në Kroaci.

Në CV e Berishajt thuhet se aktualisht është Shef i Institutit për Studime  Shqiptare.

Më parë ka punuar si profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve Kufitare në nivelin e dytë të kurikulës së Bosnjës. Është hulumtues shkencor.

Propozimi i MPJD-së për emërimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

Xhabir Hamiti është ligjërues i jashtëm  në Fakultetin Filologjik, dega e orientalizmit.

Po ashtu është profesor në Fakulteitn e Studimeve Islame, në nivelin master.

Më parë ka qenë edhe ligjërues i jashtëm edhe për gjuhën arabe në Universitetin e Prishtinës.

Flet gjuhët shqip, anglisht, arabisht, gjermanisht dhe atë serbo-kroate.

Është autor i një numri librash për çështje teologjike.

Propozimi i MPJD-së për emërimin e ambasadorit të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuara Arabe.

Për të gjithë këta persona thuhet se “I plotësojnë të gjitha kushtet e parapara sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diaasporës.

12 ambasadorë të emëruar me çelës politik janë liruar nga detyra më 19 maj 2021.

Të liruarit janë: Beqë Cufaj (Gjermani), Nait Hasani (Shqipëri), Arbër Vllahiu (Çeki), Lirim Grejqevci (Holandë), Shpend Kallaba (Hungari), Gezim Kasapolli (Kroaci), Avni Kastrati (Slloveni), Gjergj Dedaj (Maqedonia e Veriut), Hajdin Abazi (Australi), Ylber Hysa (Mali i Zi), Avni Arifi (Emiratet e Bashkuara Arabe) e Amir Ahmeti (Katar)./SHQIP.com