Sport Ndërkombëtar

Xavi synon transferimin e sulmuesit të Realit

Kalimi i futbollistëve nga Real Madridi te Barcelona dhe anasjelltas ndodh rrallë dhe zakonisht shkakton bujë, sidomos kur bëhet fjalë për emra të mëdhenj të futbollit.

Së fundit është raportuar se trajneri i skuadrës katalonase, Xavit është duke u interesuar për sulmuesin e Realit, Marco Asensio dhe se ka udhëzuar klubin e tij që të nënshkruajnë me të.

Reprezentuesi spanjoll ka bërë shtatë paraqitje për Real Madridin këtë sezon, por ka shënuar vetëm një herë dhe ka luajtur vetëm 34 minuta,  duke dëshmuar se nuk është në planet e Carlo Ancelottit.

Kontrata e Asensios do të skadojë në fund të qershorit dhe ai pritet të largohet nga kampionët e Spanjës dhe Evropës si një futbollist i lirë.

Një numër klubesh, duke përfshirë Milanin, Arsenalin, Tottenhamin dhe Liverpoolin, janë të lidhur me spanjollin.

Megjithatë, ka pasur gjithashtu raportime se Barcelona është e interesuar për 26-vjeçain.

Sipas “Mundo Deportivo”, Xavi është një admirues i madh i ish-futbollistit të Mallorcas dhe dëshiron që ta këtë pjesë të skuadrës së tij për sezonin 2023/24.

Asensio u transferua në “Santiago Bernabeu” në korrik të vitit 2015, dhe është aktivizuar Real Madridin në 242 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar me 50 gola dhe 24 asistime.

/Shqip.com