Sport Ndërkombëtar

Xavi insiston se “De Jong është shumë i rëndësishëm për Barcelonën”

Xavi dhe De Jong

Saga e quajtur “Frenkie de Jong” po vazhdon ende – edhe në muajin gusht.

25 veçari është në radarin e Manchester United dhe Chelseat, por trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka insistuar – se e konsideron tejet të rëndësishëm për skuadrën.

“Jo, Frenkie nuk është një rezervist. Nuk e di çka do të ndodhë në merkato, por mund të garantoj se, nëse ai qëndron – do të jetë tejet i rëndësishëm për ne”.

Magjiku holandez ka zhvilluar 32 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës, teksa ka regjistruar tri gola dhe tri asistime.

Ai u bashkua me blaugranët në vitin 2019, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Ajaxit./Shqip.com