Sport Ndërkombëtar

Xavi beson në fitore ndaj Bayern Munchen

Xavi Hernandez

Kualfikimin e patën “në dorë”, por tashmë gjërat janë komplikuar.

Pas barazimit pa gola ndaj Benficës, Barcelona rrezikon që të eleminohet nga Liga e Kampionëve dhe garat t’i vazhdojë në Europaligë, shkruan Shqip.com.

Për tu kualifikuar tutje, ata duhet të mposhtin Bayern Munchen, ose Dynamo Kyiv duhet të fitojnë ose të barazojnë ndaj Benficës.

Por, përkundër kësaj situate aspak të lehtë, trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez është i kënaqur me skuadrën e tij.

Ai tha se “duke pasur parasysh atë që kam parë sot, mendoj se mund të shkojmë në Mynih për të fituar. Duke luajtur në këtë mënyrë do të kemi shanse për të fituar dhe për të kaluar tutje”.

Barcelona vs Benfica | Champions League: Barcelona on thin ice after Benfica  draw - Champions League
Barcelona-Benfica

Spanjolli po ashtu shtoi se skuadra që ai drejton është në rrugën e duhur për tu përmisuar.

“Na kanë mbetur edhe dy javë dhe jemi në rrugën e duhur. Sot patëm një ndeshje fantastike. Unë shoh gjëra që janë shumë të mira, shumë pozitive. Më jep ndjesinë se mund të mposhtim këdo. Ne jemi Barça. Është vetëm një çështje efikasiteti” tha Hernnadez, pas lojës.

Në këtë takim, nga lëndimi u rikthye edhe Osumane Dembele, i cili ka pasur probleme të shumta më lendime tash e sa kohë.

I pyetur për situatën e francezit, Xavi potencoi “kam folur me të, ai është shumë i lumtur këtu. Sot ai ka rrezikuar sepse nuk është 100 për qind . Kishte një rrezik që ai të kishte një pengesë, dhe kjo është e habitshme. Njeriu duhet të flasë me të dhe të shohë nëse ndihet rehat dhe i lumtur”.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, katalunasit gjenden në pozitën e dytë të Grupit E, me shtatë pikë.

Ndërsa, Benfica është në vendin e tretë, me dy pikë më pak.

Në një situatë aspak të lakmushme, Barca është edhe në La Liga, ku gjendet në vendin e shtatë, me 20 pikë të grumbulluara. Dhjetë pikë më pak se Real Madrid që është lider. /Shqip.com