Kulturë Kino

Will Smith merr çmimin e parë pas incidentit në “Oscars 2022”

Will Smith

Aktori Will Smith ka fituar çmimin NAACP Image për performancën e tij në “Emancipation”.

Ky është edhe çmimi i tij i parë pas incidentit në Oscars 2022, në të cilin ai goditi Chris Rock në skenë.

Smith nuk ishte i pranishëm në ceremoni për të pranuar çmimin e tij personalisht.

Smith në film portretizon një skllav të arratisur që nis një udhëtim të pabesë drejt Baton Rouge “Emancipation” u frymëzua nga një fotografi e vitit 1863, e cila përshkruan një individ të skllavëruar.

Fitorja e Smith vjen pothuajse një vit pas çmimeve të diskutueshme Oscars 2022, ku aktori e mori çmimin për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në “King Richard”.

Ndërkaq, kujtojmë që si rezultat i incidentit Smith u ndalua nga të gjitha ngjarjet e Akademisë për dekadën e ardhshme.

/Shqip.com