Sport Ndërkombëtar

Wanda Nara vazhdon mbështetjen ndaj Icardit, shikoni reagimin e saj pas golit të sulmuesit me Galatasarayn

Historia më e gjatë dhe e bujshme e showbiz, vijon të jetë në udhëkryq. Wanda dhe Icardi shprehen të ndarë por agjentia e lojtarit e mbështet në çdo ndeshje.

Nara në ndeshjen e sotme ka ndjekur nga televizori i saj takimin e Galatasaray, duke brohoritur për golin e Icardit.

Wanda aktualisht ndodhet në Turqi dhe në takimin e fundit ajo ka ndarë një foto me ndjekësit nga shkallët e stadiumit, me mbishkrimin e dy zemrave që mbanin ngjyrat e ekipit të Icardit.

Veç kësaj Wanda ka treguar format e saj bombastike në një ambjent palestre, duke treguar dhe vendin ku po qëndron, të cilat shtojnë dyshimet për një rikthim të mundshëm për çiftin e famshëm.

/Shqip.com