Wanda Metropolitano – pret derbin e Madridit

Në Madrid sot të gjithë sytë do të jenë të kthyer nga Wanda Metropolitano.
Derbi i kryeqyteti do të sjellë përballjen e parë të këtij stinori ndërmjet Atletico Madridit e Real Madridit.
Atletico do të kërkojnë që me fillim nga ora 21:00 të heqin nga froni “Mbretërit” e Realit.

Skuadra e Carlo Ancelottit janë të pathyeshëm këtë stinor.
Pas pesë ndeshjeve kanë pesë fitore – me skuadrën e vetme në top pesë ligat që ka një rekord të 100 për qind.
Atletico nga ana tjetër ka pasur rezultate të paqëndrueshme.
Tri fitore, një barazim e një humbje e shohin skuadrën e Diego Simeones të renditet e shtata me 10 pikë, derisa Reali përpara ka vetëm Barcelonën.
Atletico do të jetë pa Stefan Savic dhe Sergio Reguilon, ndërsa në dyshim janë edhe Jose Gimenez dhe Thomas Lemar.

Por, një plus i madh pa dyshim do të jetë rikthimi i Jan Oblak në portë.
Nga ana tjetër te Reali pritet të mungojë Karim Benzema, derisa në dyshim është Eder Militao./Shqip.com