Lajme

Vulini i kundëpërgjigjet Osmanit: Serbia s’është satelit i Rusisë, por vend i pavarur – Prishtina jo

Ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandër Vulin.
Ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandër Vulin.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga Departamenti i Shtetit e quajti Serbinë satelit të Rusisë në rajon.

Vulini ka thënë se “Serbia s’është satelit i askujt, por shtet i pavarur e që Prishtina s’është”.

“Serbia i merr vendimet si e pavarur, e Prishtina as që është, e as që mendon të bëjë kështu. Serbia s’është satelit i askujt, por Prishtina është e pavarur aq sa është shenjtor Stepinaci (kardinal kroat që Zagrebi e konsideron të shenjtë, e Serbia kriminel të Luftës së Dytë Botërore). Serbia është gardiane e paqes në Ballkan dhe Rusia e destabilizon rajonin, po aq sa na bombardoi neve, po aq sa u përpoq të shkëpuste një pjesë të territorit të Serbisë dhe po aq sa u përpoq të anulonte Marrëveshjen e Dejtonit”, ka ironizuar Vulini, sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Osmani të martën në mbrëmje u shpreh se Rusia synon ta destabilizojë Ballkanin nëpërmjet satelitit të saj, Serbisë.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken

“Siç e dini Vladimir Putin ka bërë përpjekje që të destabilizohet Ballkani Perëndimor përmes satelitit të saj, Serbisë por ne vazhdojmë të mbesim aleatë me SHBA-në dhe BE-në për t’u siguruar që t’i ndalim planet e Rusisë”, ka thënë ajo gjatë takimit me Blinken.

Lexo edhe:
Osmani gjatë takimit me Blinken: Mbesim aleat të SHBA-së dhe BE-së për t’i ndaluar planet e Rusisë

Në takimin e 26 korrikut të mbajtur në Uashingon, Blinken falënderoi delegacionin e Kosovës për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.

Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington D.C./Shqip.com