Lajme Ballkan

Vulin thotë se “presioni ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën do të vazhdojë edhe në vitin 2022”

Ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandër Vulin.
Ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandër Vulin.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, thotë se presioni ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën do të vazhdojë edhe në vitin 2022.

Presion sipas tij, Serbisë do t’i bëhet edhe që të heqë dorë nga aleanca dhe miqësia me Kinën dhe Rusinë dhe të lejojë rishikimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

“Si gjatë gjithë këtyre viteve, do të kërkohet që ta njohim Kosovën dhe të ndalojmë së përfaqësuari interesat e komunitetit serb në asnjë mënyrë, nën shpjegimin e mosndërhyrjes në marrëdhëniet e brendshme, pavarësisht se ku kanë jetuar serbët”, tha Vulin për Tanjug, transmeton Shqip.com.

Mes tjerash, theksoi se presioni do të rritet për arsye të zgjedhjeve në Serbi, dhe se “fuqitë e mëdha gjithmonë synojnë ta destabilizojnë Serbinë”.

“Qëllimi i interferimit të komunitetit ndërkombëtar në jetët tona politike dhe zgjedhje është rrëzimi i Vuçiqit ose së paku ta dobësojnë”, vazhdoi Vulin./SHQIP.com