Lajme Botë

Vulin: Rusia nuk na ka bombarduar asnjëherë, as nuk kërkon ta njohim pavarësinë e Kosovës

Aleksander Vulin, miistër i Punëve të Brendshme në Serbi.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thirrjet e Perëndimit që vendi i tij të vendos sanksione ndaj Rusisë.

Vulin vuri në dukje faktin se Moska, ndryshe nga Perëndimi, nuk e ka bombarduar kurrë Serbinë.

“Rusia nuk na ka bombarduar asnjëherë, nuk na ka kërkuar të njohim Kosovën… Ju duhet të kujdeseni për interesat tuaja, e di, përfaqësuesit e fuqive të mëdha do të thonë “mos shikoni të kaluarën”, tha Vulin për Tv Prva.

Shumë vende në botë i janë bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë edhe Kosovën qëkur nisi sulmi i saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti.

Lexo edhe:
Qeveria e Kosovës vendos sanksione ndaj Rusisë

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës ka shtuar sanksionet ndaj Rusisë.

Sipas vendimit, Rusisë dhe Bjellorusisë u është ndaluar udhëtimi dhe transporti i mallrave në Kosovë dhe tranzit./Shqip.com