Lajme Ballkan

Vulin: Prishtina u urdhërua t’i acarojë marrëdhëniet me Beogradin

Aleksander Vulin, miistër i Punëve të Brendshme në Serbi.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë se Prishtina është urdhëruar që t’i acarojë marrëdhëniet me Beogradin.

Vulin ka thënë se sot tashmë është e kuptueshme që opinion në Serbi është i mërzitur nga lëvizjet e njëanëshme të Prishtinës raporton Tanjug.

Sipas Vulin, këto lëvizje synojnë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të largohet nga politika e jashtme e Serbisë.

Vulin deklaroi se shqiptarët u urdhëruan t’i acaronin marrëdhëniet me Serbinë deri në pikën e thyerjes, në mënyrë që Serbia të reagonte ushtarakisht, ku do të ndërhynin mbrojtësit e tyre, pas së cilës do të vinte kaos./Shqip.com