Vulin ofendoi Vjosa Osmanin, reagon Vlora Çitaku
Publikuar:
(06.07.2021 22:06:11)

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandër Vulin, ka ofenduar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Krejtësisht e neveritshme”, ka shkruar Çitaku në ‘Twitter’.
Vulin, të martën ofendoi presidenten e Kosovës, duke thënë se “sikur të kishte fytyrë sa ka bark do të përkulej para Shtëpisë së Verdhë”.
Krejt kjo, pasi Osmani në një intervistë për “Der Spiegel”, i është referuar si ‘gjenocid’, dhunës së Serbisë në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Kjo i ka penguar Vulinit që nuk kurseu fyerjen për të parën e Kosovës. /Shqip.com