Lajme

Vuçiq uron presidentin e ri të Shqipërisë: Të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar edhe homologu i tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiç.

Ai është shprehur i bindur se këto të dyja vendet do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve.

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, ka thënë Vuçiç.

Siç raporton media serbe “Novosti” në mesazhin e urimit ai ka thënë se po ashtu beson se së bashku mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Ballkani i Hapur”.

“Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, ka thënë Vuçiç në mesazhin e tij të urimit.

Begaj është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 8-të i republikës së Shqipërisë.

Lexo edhe:
Bajram Begaj presidenti i ri i Shqipërisë

Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme./SHQIP.com