Lajme

Vuçiq: Unë nuk e nënshkruaj kapitullimin e Serbisë, Kurti nuk e formon Asociacionin

Aleksandar Vuçiq - President i Serbisë
Aleksandar Vuçiq - President i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Përfaqësuesi i Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ndodhet në Prishtinë dhe se, sipas tij, është e vështirë të arrihet ndonjë përparim lidhur me implementimin e Marrveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq, madje ka folur në emër të Kurtit, duke thënë se është i sigurt që kryeministri i Kosovës është i vendosur që të mos e formojë Asociacionin.

“Kurti është i vendosur të mos e formojë Asociacionin. Liberalizimi i vizave është një inkurajim për Kurtin. Lajçak do të mbërrijë në Beograd të hënën, ne do të përpiqemi të gjejmë një lloj rruge drejt progresit për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Vuçiq.

“Ne do të kemi një takim 30-minutësh dhe më pas do të kaloj de facto dy ditë duke punuar me të dhe duke u përpjekur të gjej një lloj rruge përpara për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Vuçiq.

Vuçiq në një intervistë për televizionin “Happy”, shtoi se populli i Serbisë duhet ta dijë se askush nga lidershipi i Serbisë nuk ka shkruar ndonjë plan apo propozim, por Gjermania dhe Franca.

/Shqip.com