Vuçiq thirrje serbëve në Kosovë: Dilni masivisht në zgjedhjet lokale të 17 tetorit
Publikuar:
(09.10.2021 14:37:31)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqk u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të dalin masivisht në zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor, transmeton Shqip.com.
Në një konferencë për media, Vuçiq tha se këtë thirrje e bën edhe përkundër veprimeve të Kosovës duke përmendur futjen e çmimeve antidamping për disa produkte të Serbisë.
“Ne duhet të përballemi me dhunën e tyre. Ata mendojnë se me këto (masa) do t’i shkaktojnë dëme të mëdha Serbisë. Por kjo tregon vetëm nervozizëm për shkak të asaj që ndodhi në Jarinje dhe Brnjak dhe se ata duhej të tërhiqeshin nga vendkalimi”, tha Vuçiç, raporton Kosovo Online.
Ai deklaroi se serbët duhet të përfaqësohen institucionalisht dhe të jenë në gjendje të reagojnë në mënyrë efektive./SHQIP.com