Lajme Ballkan

Vuçiq: Scholz i kërkoi Serbisë t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, njohja e Kosovë do të shyrtohet

Sot në Beograd është zhvilluar takimi midis presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Pas takimit presidenti i Serbisë, ka deklaruar  se Olaf Scholz ka kërkuar nga Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë raporton Tanjug.

“Ne diskutuam situatën politike në botë dhe Scholz i kërkoi Serbisë në një mënyrë shumë të vendosur, të qartë dhe të mprehtë që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, domethënë të mbështesë masat kufizuese që BE-ja tashmë ka miratuar kundër Rusisë,” tha Vuçiç.

Po ashtu është bërë e ditur se Vuçiq ka deklaruar sot se Serbia dhe Gjermania po bashkëpunojnë më ngushtë dhe më mirë ekonomikisht, se Gjermania është partneri i parë tregtar i Serbisë me jashtë dhe Serbia është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor.

Pas bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Vuçiq tha se njerëzit në Serbi dhe Gjermani shpesh e kalojnë lehtësisht faktin se Serbia dhe Gjermania po bashkëpunojnë më ngushtë dhe më mirë në aspektin ekonomik dhe se vetëm në katër muajt e parë të këtij viti ka pasur një rritje në tregtinë 25.7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Në fund Vuçiq, ka deklaruar se sot për herë të parë është dëgjuar dikush nga Evropa duke kërkuar nga Serbia njohje reciproke me Kosovën dhe ka theksuar se Serbia do të shqyrtojë se si të merret me këtë në periudhën e ardhshme./Shqip.com