Lajme Ballkan

Vuçiq për darkën me Ramën dhe të tjerët: Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e rajonit

Darka e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Beograd

“Mbrëmje e jashtëzakonshme me miqtë nga rajoni, Edi Rama, Zdravko Krivokapiq dhe Nikola Dimitrov”.

Kështu e ka cilësuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor të zhvilluar të mërkurën në Beograd.

Madje këtë “miqësi”, Vuçiq e quan miqësi për të ardhmen e tërë rajonit.

“Mbrëmje e jashtëzakonshme me miqtë nga rajoni, Edi Rama, Zdravko Krivokapiq dhe Nikola Dimitrov”, ka shkruar Vuçiq.

“Ana Bërnabiq dhe unë i pritëm mysafirët janë me verë serbe të shkëlqyer, të cilët ne guxojmë që ta krahasojmë me verërat më të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e rajonit dhe tërë rajonit”, u shpreh më tej ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar në Beograd ku të enjten do të zhvillohen takime në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Para kësaj, ai bashkë me krerët tjerë të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ka qenë pjesë e darkës së shtruar nga Vuçiq. /Shqip.com