Lajme

Vuçiq pas takimit me Stoltenberg: S’më pëlqen t’ia hedh fajin dikujt tjetër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë mbajtur konferencë për media pas takimit në Bruksel.

Vuçiq pas takimit ka thënë se nuk i pëlqen t’ia hedhin fajin askujt.

“Roli i KFOR-it të cilin ne e respektojnë, është i rëndësishëm për ne, si dhe roli i NATO-s, të cilin ne poashtu e respektojmë. Ne besojmë se gjithmonë do të jemi në gjendje të gjejmë mirëkuptimin e NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Vuçiq. Nuk më pëlqen t’ia hedh fajin askujt tjetër”, tha Vuçiq.

Tutje ai ka thënë se Serbia dëshiron që të shmangë cdo mundësi për konflikt.

“Ne duam që të shmangim çdo mundësi për eskalim apo konflikt”, ka theksuar ai.

Presidenti serb ka vazhduar se nesër i “presin bisedime shumë të vështira”.

Lexo edhe:
Stoltenberg, Vuçiqit: Do të ndërmarrim çdo masë për ta siguruar paqen në Kosovë

Me sekretarin Stoltenberg më vonë do të takohet edhe kryeministri, Albin Kurti, ku pas takimit pritet të dalin në konferencën e paralajmëruar.

Takimi mbahet një ditë para atij të Brukselit, ku do të ballafaqohen kryeministri Albin Kurti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq./SHQIP.com