Lajme Ballkan

Vuçiq: Organet do të hetojnë gjithçka nëse ekzistojnë akuza ndaj Veselinoviq dhe Radoiçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se organet serbe do të hetojnë gjithçka në rast se ekzistojnë akuza serioze ndaj Zvonko Veselinoviq, Milan Radoiçiq dhe anëtarëve të bandës së tyre, përcjell Shqip.com.

Ky reagim erdhi pasi Departamenti i Thesarit të Shteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur sanksione ndaj tyre.

Lexo edhe:
Kush janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq që SHBA u vendosi sanksione

Në një konferencë për media, Vuçiq deklaroi se ka pranuar një raport joformal nga Ambasada Amerikane rreth këtij vendimi.

“Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk është asgjë e re. Nëse ekzistojnë akuza serioze, organet tona shtetërore do t’i hetojnë”, tha Vuçiq.

Tutje, Vuçiq theksoi se “druan se një document të këtillë do të mund të pranojë edhe për disa njerëz në funksione shumë më të larta në rajon”.

Lexo edhe:
Blinken: Vendosja e sanksioneve ndaj grupeve kriminale është prioritet i sigurisë kombëtare

“Atëherë a do të reagojmë ashtu? Gjithçka që pranojmë me çfarëdo treguesi se dikush ka kryer ndonjë vepër penale, organet tona përgjegjëse do të jenë të gatshme që në po atë moment të verifikojnë gjithçka”, shtoi Vuçiq.

Tutje, presidenti serb ka mohuar se Partia Përparimtare Serbe (SNS), në krye të së cilës është, kishte marrë para nga Veselinoviq.

“Asnjë dinarë nuk na ka dhënë, sa më përket mua për të tjerët nuk e di. Partia të cilën e udhëheqi ka më shumë se mjaftueshëm para falë mjeteve shtetërore dhe anëtarësimit. Këto janë burimet tona kryesore. Kurrfarë nevoje nuk kemi për çfarëdo para tjera”, përfundoi Vuçiq.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviq – njërit nga bosët e krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Këto sanksione u ndërmorën pasi Departamenti Amerikan i Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar 16 individë dhe 24 subjekte në disa shtete të Evropës, ndër të cilët bëri pjesë edhe Veselinoviq.

Sipas njoftimit të zyrës për media të këtij departamenti, grupi i Veselinoviqit është përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë edhe Rosiq, Andrija Zhelko Bojiq, Srgjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Milan Radisavljeviq, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq./SHQIP.com