Lajme Ballkan

Vuçiq: Nuk po luftoj për Putinin apo Bidenin, po luftoj për popullin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk është duke luftuar as për Biden as për Putin por për popullin serb.

Ai ka thënë se nuk i interesojnë liderët e huaj – vetëm vendi i tij.

“Kemi duruar 210 ditë me një politikë stabile, nuk besoj se e priste askush… Rruga e Serbisë është diçka shumë e vështirë, me gjemba… por është një rrugë që kujdeset për interesat e shtetit. nuk do të jetë e lehtë në të ardhmen. Nuk po luftoj për Putinin apo Bidenin, por për Serbinë, këtë vend… Nuk më interesojnë shumë liderët e huaj”, shtoi Vuçiq.

Lexo edhe:
Media serbe: BE i jep afate Vuçiqit për marrëveshje me Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë

Vuçiq shtoi se presioni ndaj Serbisë do të shumëfishohet.

“Unë po shikoj se si në këto momente të vështira Serbia nuk do të jetë nën sulmin e tyre dhe sepse duhet të mendojmë për të nesërmen”.

Ai thotë se në Perëndim po rritet nervozizmi dhe se partitë politike dhe mediat do të përfshihen në presionin ndaj Serbisë.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas reagimeve që u nxitën nga marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Rusisë për politikën e jashtme, javën e kaluar./SHQIP.com