Lajme Ballkan

Media serbe: BE i jep afate Vuçiqit për marrëveshje me Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti serb, Aleksander VuÇiq dhe ai rus, Vladimir Putin

Bashkimi Evropian po i bën presion presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të mos vonojë vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

“Është e vërtetë, pra, se ata janë të gatshëm të vendosin sanksione ndaj Serbisë, nëse presidenti i Serbisë nuk merr vendim për vendosjen e masave kufizuese ndaj Federatës Ruse”, – ka thënë një burim diplomatik për Danas.

Siç raporton kjo media nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i fluksit të parave në Serbi, pastaj anulimi i Shengenit të bardhë, ndalimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin dhe më pas sanksionet.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Ata theksojnë se sipas informacioneve që kanë, Aleksandar Vuçiq shpreson në mbështetjen e Viktor Orbanit për ta bllokuar atë ose përmes Këshillit të BE-së ose përmes Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Politikë të Zgjerimit, Oliver Varhelji.

“ Me afrimin e nënshkrimit të marrëveshjes me Prishtinën, gjasat që ata të përdorin sanksione janë shumë të vogla, por Parlamenti i BE-së është më i lirë të miratojë një rezolutë që i bën thirrje Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së që të pezullojnë negociatat, dhe në mes të krizës në Ukrainë, ajo do të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të BE-së”, theksojnë burimet e Danas.

Me fjalë të tjera, shtojnë ata, Vuçiq ka një ditë nga formimi i qeverisë për të vendosur sanksione dhe masa të tjera kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe një vit për të nënshkruar një marrëveshje me Prishtinën.

“Nëse ai dështon, pason skenari Tadiç-Merkel dhe ata e lëshojnë atë”, ka shkruar kjo media./SHQIP.com