Lajme Ballkan

Vuçiq: Nuk pajtohemi me vendimin e SHBA-së për sanksionimin e Dodikut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se nuk pajtohen me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e anëtarit serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, transmeton Shqip.com.

Vuçiq deklaroi se këto janë gjëra të ndërlikuara që nuk janë për reagim urgjent dhe të shpejtë, sidomos jo për “nxitim”.

Lexo edhe:
Escobar: Nuk do hezitojmë vendosjen e sanksioneve për ata që destabilizojnë Ballkanin

“Serbia nuk mendon se zgjidhja qëndron në sanksione dhe nuk ka dyshim se Republika e Serbisë nuk do të pajtohet për asnjë pikë të vetme, dhe nuk do t’i zbatojë sanksionet kundër anëtarëve të popullit të saj dhe përfaqësuesve të popullit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Sërpska”, tha Vuçiq.

Sipas tij, ky vendim i SHBA-së do të sjellë sfida të shumta për Serbinë, duke e konsideruar këtë si vendim të tmerrshëm, raporton REL.

“Do të kemi shumë pyetje për administratën amerikane për disa media të tjera dhe lidhje me krimin dhe korrupsionin, të cilave duket e pamundur t’u japim një përgjigje adekuate, por këtë do ta lëmë për kohën menjëherë pas Krishtlindjeve”, tha Vuçiq.

Ndryshe, të mërkurën Zyra e departamentit amerikan i Thesarit të ShBA-së, në kuadër të Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja, ka vendosur sanksione për anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Sipas këtij departamenti, Dodik është i përfshirë në aktivitete korruptive dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës, përcjell Shqip.com.

Përveç tij, sanksione janë vendosur edhe ndaj televizionit “Alternativa” nga Banja Lluka për shkak të ndërlidhjes me Dodikun./SHQIP.com