Lajme

Vuçiq: Ndërlidhja e gazit Serbi-Bullgari do të jetë gati brenda një viti

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha sot në hapjen e interkonjektorit të gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë në Sofje, se Serbia ka filluar ndërtimin e një interkonjeksioni me Bullgarinë në territorin e saj dhe se dy vendet do ta përfundojnë projektin brenda një viti.

“Unë i përgëzoj miqtë tanë bullgarë dhe grekë për ndërtimin e interkonjeksionit të gazit. Askush nuk besonte në rëndësinë e këtij projekti më parë kur u takuam dhe tha se ishte diçka luksoze dhe jo e nevojshme për ne. Por tani e shohim që ata njerëz e panë atë. ndryshe dhe kanë besuar në atë projekt dhe do të kenë përparësi dhe përfitime të shumta nga ky projekt”, tha Vuçiq, raporton Tanjug.

Ai u shpreh i kënaqur që sot në Sofje i është dhënë mundësia të takohet me zyrtarët që po marrin pjesë në ceremoninë e vënies në punë të interkonjeksionit të gazit Bullgari-Greqi.

Më tutje Vuçiq i kërkoi Presidentes së Komisionit Evropian, Urusula von der Leyen, që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i vendosë në listën e përbashkët të vendeve të BE-së për sa i përket çmimeve të energjisë./Shqip.com