Lajme

Vuçiq: Marrëdhëniet mes të Beogradit, Shkupit dhe Tiranës janë në maksimumin e tyre historik

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq ka thënë se marrëdhëniet mes tri vendeve të Ballkanit Perëndimor, Beogradit, Shkupit dhe Tiranës janë në momentin e tyre më të mirë historik.

Ai tha se ata janë shumë të lidhur dhe këtë e tregojnë takimet e shpeshta.

“Ne jemi kaq shumë të lidhur dhe kaq kemi shumë nevojë të ndërsjellë për njërin tjetrin, kjo tregohet nga shpeshtësia e takimeve tona, pavarësish faktit që disa nuk janë ende zyrtarisht e Ballkanit të Hapur, dhe disa të tjerë nuk do të jenë, ne mund të zhvillojmë bashkëpunime të suksesshme. Marrëdhëniet mes tri vendeve të Ballkanit Perëndimor janë në maksimumin e tyre historik”.

Ai ka thënë se shpreson që kjo nisme do të kuntribojë më tej në forcimin e lidhjeve ekonomike.

“Shpresojmë që nisma do të kontribuojë më tej në forcimin dhe lidhjen ekonomike, por gjithashtu do të ofrojë një mundësi që është me rëndësi të madhe për të folur në rajon me një zë dhe kur bëhet fjalë për çështje kyçe me interes për vendet dhe gjithë rajonin. “, tha presidenti i Serbisë.

Presidenti serb, duke hapur sot në Beograd samitin e nismës “Ballkani i Hapur”, tha se sipas tij, suksesi i këtij projekti varet nga sa vende anëtare të kësaj nisme do të arrijnë të sigurojnë të mirën e tyre të ardhmen ekonomike, por në të njëjtën kohë, se do të forcojë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Lexo edhe:
“Marrëveshja me Kosovën, zgjidhje e Open Balkan”, Rama: Respekte për Vuçiçin, zgjodhi paqen

“Për ne kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse që nga momenti kur themeluam këtë iniciativë, më duket se kurrë nuk ka pasur më shumë vëmendje dhe energji të fokusuar në suksesin e vetë projektit. “Më duket se suksesi i këtij projekti varet nga sa do të arrijmë të sigurojmë një të ardhme të mirë ekonomike për vendet tona, por në të njëjtën kohë të konsolidojmë paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha ai.

Ndryshe, Kosova është një nga shtetet skeptike të Ballkanit Perëndimor për t’u përfshirë në projektin ”Ballkani i Hapur”.

Kryeminstri, Albin Kurti ka thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal./SHQIP.com