Lajme Ballkan

Vuçiq: Kosova merr vendime me aprovimin e vendeve të QUINT-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se gjithçka që ndodh në Kosovë bëhet me mbështetjen e vendeve të QUINT-it.

Duke folur për aksionin e Policisë dhe Doganës së Kosovës në nivel vendi, përfshirë edhe komunat veriore, kundër kontrabandës së mallrave, Vuçiq ka hedhur dyshime se operacioni është mbështetur nga Britania e Madhe.

Lexo edhe:
Ambasada e Amerikës: Sulmet ndaj autoriteteve, mediave e qytetarëve në veri – të papranueshme

“Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe do t’i dua gjithmonë, por nuk do t’i lejoj të më bëjnë një budalla”, është shprehur presidenti serb, shkruan B92, transmeton Shqip.com.

Sipas tij, në këtë aspekt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më korrekte.

Lexo edhe:
Ambasada e SHBA-së përkrahë qëndrimin e ambasadorit gjerman për aksionin e Policisë në Veri

“Ata që dolën me deklarata se ky ishte një aksion i mrekullueshëm, turp ju qoftë! Kushdo që jeni”, ka thënë Vuçiq, duke iu referuar ambasadave të huaja dhe zyrtarëve ndërkombëtarë që kanë përkrahur operacionin kundër kontrabandës.

Ndryshe, Ambasada britanike në Prishtinë ka mbështetur aksionin kundër kontrabandimit të mallrave dhe krimit të organizuar.