Lajme

Vuçiq: Konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje, kërkojmë asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me emisarët ndërkombëtarë për dialogun ka thënë se do ta pranojë planin dokumentin franko-gjerman.

“Një diskutim i hapur dhe serioz. Ajo për të cilën biem dakord është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe kur individë të papërgjegjshëm do të rrëzojnë paqen dhe stabilitetin në gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka ripërsëritur se për të është koha e fundit për të tejkaluar turbulencat me të cilat po përballen me Kosovën, që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.

“Është urgjente, sepse vetëm pas kësaj mund të bisedohet dhe të kthehemi në normalizim të situates”, tha Vuçiq.

Në lidhje me pranimin e dokumentit për marrëveshjen finale me Kosovës, ai tha se diplomatëve ua ka shprehur shqetësimet dhe rezervat për një pikë, por nuk tregoi se për cilën bëhet fjalë.

Presidenti i Serbisë theksoi se në ditët dhe javët në vijim, do të zhvillojë konsultime me anëtarët e Qeverisë dhe Kuvendit, dhe me të gjitha grupet e rëndësishme të shoqërisë.

Lexo edhe:
Përfundon takimi i emisarëve me kryeministrin Kurti, Lajçak: Ishte i gjatë, por jo i lehtë

Nga ana tjetër edhe Lajçak ka thënë se për të, themelimi i Asociacionit është element kyç i stabilitetit.

“Presidenti Vuçiq tregoi një qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane për Serbinë. Për ne zbatimi i ASK-së është element kyç i stabilitetit”, tha Lajçak.

Tutje, ai thekson se janë të bindur se plani i paraqitur në shtator është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe integrimit evropian të rajonit.

 

/Shqip.com