Lajme Ballkan

Vuçiq do t’i informoj anëtarët e Qeverisë serbe për takimin me ndërkombëtarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Aleksandar Vuçiq - President i Serbisë

Duke filluar nga ora 11:00, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë së këtij shteti.

Sipas raportimit në media serbe, në këtë seancë e cila është e thirrur për Kosovën, Vuçiq do të informojë anëtarët e Qeverisë lidhur me takimin që kishte ai me delegacionin e ndërkombëtarëve.

Takimin me pesë ndërkombëtarët, Vuçiqi e ka quajtur si njëra ndër ditët më të vështira duke theksuar se për atë se çka i pret e ardhmja duhet unitet.

Kurse, një adresim popullit, Vuçiq do ta bëjë nga presidenca duke filluar nga ora 20:00.

Vlen të theksohet se në një takim me bashkëpunëtoret e tij në selinë qendrore të partisë Vuçiqi njoftoi se është i gatshëm të tërhiqet.

Mediat thonë se deklarata e Vuçiqit erdhi pas mosmarrëveshjeve dhe thirrjeve për kundërshtimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

 Presidenti Vuçiç tha se nëse dikush mendon se mund ta udhëheqë vendin më mirë se ai, ai është gati t’ua lërë atyre postin dhe më pas u largua nga takimi.

Kujtojmë se pesë ndërkombëtarët kanë qëndruar edhe në Kosovë gjatë të premtes ku janë takuar edhe me kryeministrin, Albin Kurtin.

Lexo edhe:

Zyra e Kryeministrit: U diskutua për propozimin evropian, pakicat dhe njohjet

Zyra e shefit të Qeverisë së Kosovës pati dhënë detaje për takimin mbi dy orësh të mbajtur mes kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua mbi planin franko-gjerman i cili tashmë është i mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian.

/Shqip.com