Lajme

Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku

Një 55-vjeçar nga Kosova ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në mes të dy bandave kriminale në Dijon të Francës.

Viktima gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e ish-ushtarit.

Personi në fjalë është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur në mesnatën e së shtunës dhe për ngjarjen tragjike ka shkruar edhe gazeta franceze “Le Figaro”.

Prokurori i qytetit të Dijon, bëri të ditur duke thënë se dy persona qëlluan derisa ishin në lëvizje me veturë dhe ata janë ende në arrati.

Raportohet se burri nga Kosova u godit nga plumbi brenda banesës së tij në katin e parë, në vendin e quajtur “Rrethi i Stalingradit”.

Për rastin ka folur edhe vajza e viktimës, e cila deshti të mbetej anonime.

“Unë dhe nëna ime u zgjuam nga të shtënat e armëve, të cilat u ndalën fillimisht për disa momente dhe pastaj filluan sërish. Kur unë dhe nëna ime shkuam të shohim babain ku flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur”, tha 23-vjeçarja për gazetën franceze, “Le Figaro”.

Ndryshe, familja Sadiku kishte 14 vjet që jetonte në Francë.

/Shqip.com