Lajme

Vrasja në Podujevë, Gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit B.B., për shkak se dyshohet që ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, përcjell Shqip.com.

Përmes një njoftimi, Gjykata bëri të ditur se kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

“I pandehuri B.B. dyshohet nga Prokuroria se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë dhe Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
“Tre kilogramë pasulë” motivi që çoi te vrasja në Batllavë

I pandehuri, të hënën, dyshohet se në Batllavë të Podujevës ka vrarë me armë zjarri një 41-vjeçar.

Ndërkaq, deri tek vrasja, sipas një familjari të viktimës janë tre kilogramë fasule, duke thënë se mosmarrëveshja mes tyre kishte filluar të dielën – gjë për të cilën ishte e njoftuar edhe Policia e Kosovës./SHQIP.com