Lajme

Vrasja mizore e gruas në vendin e punës në Ferizaj / Kurti: Drejtësia të veprojë pa vonesa

Policia e Kosovës / Fotografia ilustruese
Policia e Kosovës / Fotografia ilustruese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Ferizaj ku mbeti e vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale. Ajo dyshohet se u vra nga ish-burri i saj, ndërsa u plagos edhe vëllai i saj i mitur.

Lexo edhe:
Tronditet Kosova/ Vritet me armë zjarri gruaja brenda në zyrën e punës, plagoset një burrë

Kurti tha se nuk ka pse t’i dijë detajet dhe se e dënon një krim që po përsëritet. Ai ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa.

Lexo edhe:
Merret vendimi për të dyshuarin e vrasjes në Ferizaj

“Nuk kemi pse presim që t’i dimë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të saj. Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”, tha ai.

/Shqip.com