Lajme

Voziti 131 km/h në zonën 50 km/h, gjobitet me 500 euro dhe 1 vit heqje të patentës

Policia e Kosovës ka dënuar me 500 euro gjobë dhe 1 vit heqje të patentës një person.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 11:35 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 131 km/h.Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet G.N (M/MV) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më tutje në njoftim thuhet se personi i dënuar e ka pranuar në tersi kundërvajtjen e shkaktuar.

Gjoba nga Policia

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Sipas Policisë, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

/Shqip.com