Lajme

Votohet në parim Projektligji për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës është votuar në parim Ligji për pagën minimale.

Për kalimin e këtij Ligji, votuan 68 deputetë, ndërkohë kundër nuk kishte, kurse abstenuan 6 nga Grupi multietnik.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës e bojkotoi këtë seancë me arsyetimin se po u bëhet padrejtësi veteranëve.

Për këtë ligj ishte organizuar një protestë nga organizatat e dala nga lufta, pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në ligj./Shqip.com