Lajme Ballkan

Von der Leyen: Me votimin e propozimit francez, Maqedonia e Veriut bëri një hap drejtë së ardhmes evropiane

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka uruar Maqedonin e Veriu që votoi propozimin francez sot në Kuvend.

Sipas Von Der Leyen me anë të këtij votimi hapët rruga më e shpejtë e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen me të shpejtë të negociatave të pranimit. Ishte një mundësi historike. Dhe ti e ke kapur atë”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Ajo e quan këtë një hap të madh të Maqedonisë së Veriut drejt së ardhmes evropiane.

Lexo edhe:
Varhelyi: Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut

Po ashtu edhe komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelqyi është shprehur i lumtur pasi që Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar pro propozimit francez.

Lexo edhe:
Rama: Negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE nuk kanë më asnjë pengesë

Kurse, lidhur me këtë, Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, është shprehur se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk kanë më asnjë pengesë.

“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian s’kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund”, është shprehur Rama.

Lexo edhe:
Kuvendi maqedonas miraton propozimin francez

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot ka miratuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Propozimi u miratua me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të abstenim. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në procesin e votimit.

Deputetët votuan për shtatë konkluzione të hartuara nga grupi parlamentar i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), e që kanë të bëjnë me garancitë për gjuhën dhe identitetin maqedonas./Shqip.com