Lajme Ballkan

Rama: Negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE nuk kanë më asnjë pengesë

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi sot Parlamenti maqedonas votoi propozimin francez që i hap rrugë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’i fillojnë negociatat për anëtarësim.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, është shprehur se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk kanë më asnjë pengesë.

“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian s’kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund”, është shprehur Rama.

Rama është shprehur se pasi që Shqipëria ia ka dal me tërmetin e pandeminë do t’i dalë edhe sa i përket krizës së re që e ka sjellur lufta.

“Ja kemi dalë përsëri! Siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, kur thuajse askush nuk e besonte se do t’ia dilnim, do t’ia dalim edhe me krizën e re që ka sjellë lufta, po edhe me negociatat që do ta bëjnë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian”, ka shtuar më tutje Rama.

Rama po ashtu ka treguar edhe për kohën se kur delegacioni shqiptar do të udhëtojë në Bruksel për të nisur negociatat.

“Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit. Do t’ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s’bën Shqipërinë”, ka thënë Rama.

Tuje Rama ka falendëruar të gjithë ata që i dhanë mbështetje, kritika dhe refuzime Shqipërisë./Shqip.com