Sport Ndërkombëtar

Volejbollistja që trazoi rrjetin, gati për hapin e radhës

Key Alves mori një vëmendje të madhe kohët e fundit, pasi u bë pjesë e formatit të njohur “Big Brother VIP”, duke u bërë një nga personazhet më të komentuar.

Volejbollistja braziliane nuk nguroi të nxirrte në pah format e saj të nxehta brenda shtëpisë dhe gjithashtu kreu dhe marrëdhënie seksuale me këngëtarin Gustavo Benedeti.

Së fundmi, 23-vjeçarja është shprehur se do të bëjë një dokumentar për jetën e saj, për të treguar vështirësitë që ajo ka kaluar.

“Dua t’i tregoj Brazilit ku kam lindur, lagjen nga vij, çdo gjë që kam kaluar, dhjetë provimet që nuk kam kaluar. Asgjë nuk ishte e lehtë në jetën time. Jam turpëruar, kisha shumë nevoja. Doja t’i tregoja familjes se sa fort po punoja për të arritur këtu ku jam”, u shpreh Alves në një intervistë për “Vogue”.

Kujtojmë që volejbollistja tregoi gjithashtu dhe historinë me Neymarin, me këtë të fundit që i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale së bashku me motrën binjake të Alves.

23-vjeçarja është gjithashtu dhe pjesë e portalit me pullë të kuqe, “Onlyfans”.

/Shqip.com