Sport Ndërkombëtar

Volejbollistja italiane kërkon dëmshpërblim pasi vaksina i ka shkaktuar perikardit

Francesca Marcon

Volejbollistja italiane, Francesca Marcon ka kërkuar dëmshpërblim pasi sipas saj vaksina i ka shkaktuar perikardit, shkruan Shqip.com.

Marcon sqaron se bëhet fjalë për një inflamacion të membranës që mbron zemrën dhe në fakt raportohet si një efekt anësor i mundshëm i vaksinave “Pfizer” dhe “Moderna”.

Volejbollistja italiane, përmes profilit të saj në Instagram ka bërë të ditur se ajo ka pësuar një perikardit dhe se nuk mund të kthehet në stërvitje tani për tani me ekipin e saj në Bergamo.

Ajo ka bërë një denoncim shumë specifik, se për shkak të vaksinës që ka marrë i është nënshtruar simptomave të lartëpërmendura të cilat i janë shfaqur.

Francesca sqaron se bëhet fjalë për një inflamacion të membranës, që mbron zemrën dhe në fakt raportohet si një efekt anësor i vaksinave “Pfizer” dhe “Moderna”./Shqip.com