Vokrri insiston se refuzimet e nënshkrimeve janë bërë jashtë çdo afati dhe norme statutare

Pas refuzimit të kandidaturës së Gramoz Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, nuk ka vonuar reagimi i tij publik.
Përmes një shkrimii në Facebook ai – ka thënë se komisioni i pavarur i FFK-së, ka refuzuar nënshkrimet e deponuara jashtë normave dha afateve.
“Komisioni fantom i « pavarur » brenda FFK-së vendos të refuzoj nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe normë statutare. Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këti procesi”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Teksa, këtij postimi ia ka bashkangjitur edhe tri dokumente – nga votimet e Kikës, Ulpianës dhe Prishtinës – të cilat u kontestuan paraprakisht.
Zgjedhjet e FFK-s janë thirrur të mbahen më gjashtë prill.
Kandidat i vetëm mbetet – kryetari i tanishë, Agim Ademi.
Në zgjedhjet e fundit – kur Ademi e kishte marrë këtë post në vitin 2018 – ai ishte ishte kandidati i vetëm i propozuar, teksa kishte marrë 58 vota.
Asokohe të pranishëm kishin qenë edhe zyrtarë të UEFA-s dhe FIFA-s./Shqip.com