Lajme

Vlera e koeficientit 105 euro: Kjo është rroga e mësimdhënësit

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur vlerën e koeficientit.

Në mbledhjen e mbajtur gjatë mëngjesit të sotëm, Kurti ka thënë se vlera e koeficientit gjatë 2023 do të jetë 105 ndërsa gjatë 2024-tës do të jetë 110.

“Pas këtij procesi shumë kompleks e voluminoz, është mbërritur të vlera e koeficientit për vitin 2023 dhe ai është 105, ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ai do të jetë 110 euro”, ka thënë Kurti.

Lexo edhe:
Qeveria përcakton koeficientin e pagës

Me vlerën prej 105 euro, mësimdhënësi i shkollës së mesme ka koeficientin 5.8, ndërsa ai i shkollës fillore, 5.6.

Duke e llogaritur me vlerën e koeficientit, mësimdhënësi i shkollës së mesme do të marrë rreth 609 euro pagë, ndërkaq, ai i shkollës fillore, do të paguhet rreth 588 euro.

/Shqip.com