Sport Ndërkombëtar

Vlahovic rikthehet në “Artemio Franchi”, Fiorentina pret Juventusin

Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet Fiorentinas dhe Juventusit në Coppa Italia.

Dusan Vlahovic do të rikthehet në “Artemio Franchi”, por Krzysztof Piątek do të përpiqet të lërë në hije ish-yllin e Fiorentinas në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia.

Piatek pritet të startojë sonte në sulmin e Fiorentinas, derisa ai është lojtari me më shumë gola në Coppa Italia që nga viti 2018-19, 12 në nëntë ndeshje.

Vincenzo Italiano duhet të bëjë pa të pezulluarin Martinez Quarta dhe të dëmtuarin Matija Nastasic.

Lucas Torreira nuk është plotësisht në formë, por pritet të startojë.

Kurse në anën e “Zonjës së Vjetër” të lënduar janë Giorgio Chiellini, Paulo Dybala, Federico Chiesa, Federico Bernardeschi, Daniele Rugani, Weston McKennie, Denis Zakaria, Alex Sandro dhe Kaio Jorge.

 Leonardo Bonucci është i disponueshëm, por pritet që  Matthijs de Ligt do të jetë i vetmi qendërmbrojtës startues në formacionin 3-5-2 të Allegrit.

Fiorentina vs Juventus – formacionet e mundshme

Fiorentina (4-3-3): Terracciano; Odriozola, Milenkoviç, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Castrovilli; Gonzalez, Piatek, Sottil.

Juventus (3-5-2): Perin; Danilo, De Ligt, De Sciglio; Aké, Locatelli, Arthur, Rabiot, Pellegrini; Vllahoviq, Morata./Shqip.com